Mbrëmje përkujtimore dhe promovim i librit "Shkruaj, sepse ekzistoj!" nga Qani Osmani

Date
1 November 2026 · 18:00
Price
TBA
City
Ulcinj
Venue
Qendra për Kulturë, Ulqin

Memorial evening dedicated to the publicist Qani Osmani on the occasion of the promotion of his latest book "Shkruaj, sepse ekzistoj!", a collection of his latest writings.

Këtë të diel, ju ftojmë në mbrëmjen përkujtimore kushtuar publicistit Qani Osmani, me rastin e promovimit të librit të tij të fundit, „Shkruaj, sepse ekzistoj!“, një përmbledhje e shkrimeve të tij të fundit.
Ju ftojmë që së bashku të nderojmë kujtimin dhe veprimtarinë krijuese të autorit, i cili në shkrimet e tij trajtoi çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike, duke reflektuar mbi zhvillimet në jetën publike, identitetin, demokracinë dhe sfidat e shoqërisë shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë.
Në përgatitjen e këtij botimi kanë kontribuar: redaktori, dr. Nail Draga; recensenti, Ali Salaj; lektori, Esat Mehmeti; dhe redaktori teknik, Gazmend Çitaku.
„Shkruaj, sepse ekzistoj!“ është një vepër e botuar pas vdekjes së autorit (post mortem), titulli i së cilës shpreh thellësisht lidhjen e tij me fjalën e shkruar dhe dëshirën për t’u shprehur përmes saj.

📍 Vendi: Qendra për Kulturë, Ulqin
📅 Data: 1 nëntor 2026
🕕 Ora: 18:00

Ju mirëpresim!
Mbrëmje përkujtimore dhe promovim i librit "Shkruaj, sepse ekzistoj!" nga Qani Osmani, Qendra për Kulturë, Ulqin
We use cookies. Necessary ones remember your language and your choice here. With your consent we also use Google Analytics to understand how the site is used. Cookie Policy · Privacy Policy